Home KRYESORE Policia rrugore me dorë të rendë

Policia rrugore me dorë të rendë

Police te Qarkullimit Rrugor

Policia vijon me të njëjtat ritme punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor. Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.628 raste, nga këto:

310 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

456 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

354 për parakalim të gabuar.

76 për shpejtësi tej normave të lejuara.

33 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Janë pezulluar 59 Leje Drejtimi.

Nga këto:

13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

35 për shpejtësi tej normave të lejuara

8 për mosrespektim semafori përsëritës për herë të tretë.

3 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh nga këta:

6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

10 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore, minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës.

Share: