Home KRYESORE Horoskopi, 12 prill 2017

Horoskopi, 12 prill 2017

Dashi

Me Mërkurin edhe sot pozitiv në shenjë mund të llogaritni një aleat më shumë, prandaj edhe gjërat do të ecin në një rrjedhë pozitive për ju. Duhet të tregoni më shumë kujdes në raportet ndërpersonale.

Demi

Situata yjore premton një ditë pozitive, por kjo kërkon edhe angazhimin tuaj të plotë dhe jo të qëndroni indiferentë. Është një moment i mirë për të reflektuar dhe jo për të ndërmarrë veprime të nxituara.

Binjakët

Sot mund të ndodheni para një të papriture, ose para një situate të vështirë, prandaj ju këshillohet të ruani gjakftohtësinë për të gjetur mënyrën më të mirë për të dalë pa shumë dëm që andej.

Gaforrja

Jeni të predispozuar që të luftoni për ta fituar më mirë se të pranoni si dhuratë nga dikush arritjen e një objektivi, sepse kjo është pjesë e karakterit tuaj. Sot ylli juaj i mirë do të jetë planeti i kuq.

Luani

Nga njëra anë është Hëna “ngatërrestare” ajo që mund t’ju sjellë jo pak “ngacmime”, të cilat mund të bëjnë të humbni durimin, por për fatin tuaj të mirë, Afërdita është akoma në një orbitë pozitive.

Virgjëresha

Me Afërditën pozitive nga njëra anë dhe nga ana tjetër edhe me forcën e vullnetit tuaj,të cilën jua kanë zili, nuk do të keni shumë probleme për të realizuar synimet. Erosi jo në nivelin e duhur.

Peshorja

Me Hënën në kontrast me Marsin sot pritet një me dy pamje. Së pari, efekti Hënë në pjesën e parë të do të ndikojë në një gjendje shpirtërore jo edhe aq të mirë, por më pas është Mars që ju shkund.

Akrepi

Kuadri ujor duket pozitiv në shumë aspekte, sidomos në atë ekonomik, ku do të keni mbështetjen e dyfishtë të Jupiterit dhe Mërkurit. E vetmja ”pengesë” mund t’ju vijë nga ”tekat” e Hënës.

Shigjetari

Ju këshillohet të tregoheni shumë të vëmendshëm, pasi situata yjore ka ndryshuar në mënyrë drastike. ”Përplasja” Mars-Uran do të reflektohet edhe tek ju, që sot do të jeni shumë të tendosur.

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, kuadri yjor nuk është nga më të mirët, për të mos thënë se “retë e zeza” po kërcënojnë qiellin tuaj. Megjithatë në planin sentimental jeni të favorizuar.

Ujori

Nuk duhet të vazhdoni të tregoheni pasivë sepse momenti i mirë mund të kalojë shumë shpejt, e kur të kujtoheni ju do të jetë shumë vonë. Kujdes, tolerancën tuaj dikush e merr për dobësi.

Peshqit

Sot është Hëna ajo që i ju bën zevzekë e të padurueshëm, prandaj kujdes sepse sot mund të grindeni pa asnjë shkak edhe me njerëzit më të afërt e më të dashur. Kujdes edhe me sëmundjet e stinës.

Share: