Lulzim Basha ka shtuar eskortën e tij shoqëruese. Burime nga PD pohojnë se shtimi i masave të sigurisë ka ndodhur pas disa sinjalizimeve, që mësohet se i janë dërguar kreut të opozitës shkruan Lapsi.al
Edhe pse nuk bëhet me dije zyrtarisht që të ketë një kërcënim ndaj zotit Basha, ky i fundit ka vendosur të shtojë truprojat e tij me policë privatë.
Më herët atij iu shtua eskorta pas mesazheve kërcënuese që mbërritën në adresë të tij nga Emiljano Shullazi, por sërish kohët e fundit Basha i kishte reduktuar masat e sigurisë duke qarkulluar vetëm me veturën e tij/lapsi.al