Nga Nexhmedin Spahiu
Tani kur po behen 103 vite nga kur u ngrit flamuri kombetar shqiptar ne Vlore, qendrimi i shqiptareve te Kosoves ndaj flamurit kombetar kosovar na kujton qendrimin refuzues e viteve 1912-1920 qe shqiptaret ne Tirane e Vlore kishin ndaj flamurit kombetar shqiptar.
Kur patriotet shqiptare e ngriten ne Tirane flamurin me shqiponje me 26 Nentor 1912, populli i Tiranes u ngrit e e dogji sikurse edhe u dogj ne Prishtine flamuri qe Ibrahim Rugova propozoi per Flamur Kombetar te Kosoves.
Kur me 28 Nentor 1912 patriotet shqiptare shpallen pavaresine e Shqiperise, nuk paten guximin qe po ate dite edhe ta ngrisin flamurin me shqiponje. Ne Vlore nuk kishte ushtri te huaja, por patriotet kishin frike ta ngrisnin flamurin me shqiponje nga populli i Vlores qe konsideronte veten milet osman nuk donte t’ia dinte se cfare do te thote komb shqiptar. U desht ta prisnin Isa Boletinin me 300 luftaret e tij, per te marre guxim ta ngisin flamrin me shqiponje.
Flamuri Kombetar Shqiptar u be popullor dhe i dashur tek kur agallaret e Vlores e vune ne balle te luftes kete flamur me 1920 dhe cliruan Vloren.
Dmth. popullit te Shqiperise iu deshten 8 vite per me dashte flamurin, per me besu qe Shqiperia do te mbijetoje. Kosova po i bene 8 vite pavaresi, por shqiptaret e Kosoves edhe pse ne kohe te sateliteve dhe internetit, edhe pse Kosova perkrahet nga fuqite me te medha boterore, akoma nuk besojne se shteti i Kosoves do te mbijetoje, e kete e shprehin me qendrimin e tyre ndaj flamurit kombetar kosovar.