Kjo që shihni në foto është vajza simpatike nga Librazhdi e cila ngriti në këmbë policinë që prej 6 ditësh, që kur nëna e saj deklaroi se ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Ndërsa policia arriti ta gjente mbrëmjen e djeshme, u zbulua se B. Mana që studion në gjimnazin “Ibrahim Muça” në fshatin Librazhd Katund të Librazhdit, ishte arratisur në një aventurë disa ditore me të dashurin.
Këtë fakt ajo e ka pohuar pa droje edhe përballë policisë, të cilët e morën në pyetje menjëherë pasi u gjet. Gjimnazistja çapkënë mësohet se ishte larguar pa adresë edhe herë të tjera, ndërsa një gjë të tillë e ka konsideruar si diçka normale. Ndoshta ky fakt ka detyruar nënën e saj të marrë masa dhe të lajmërojë policinë./lapsi.al