Krerët më të lartë të koalicionit të majtë, oe me mire Edi rama dhe Ilir Meta, do të takohen të shtunën paradite në takimin e parë zyrtar ku do të flitet për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për 4 vitet e ardhshme.
Lapsi.al shkurna se mësohet se ky takim do të mbahet në Hotel Tirana dhe se krerët më të lartë të PS dhe LSI do të jenë përballë njëri-tjetrit.
Përveç kryetarëve Edi Rama dhe Ilir Meta mësohet se pjesë e tavolinës do të jenë edhe dy pjesëtarë nga secila parti. Për momentin çështjet më të mëdha që ndajnë këto dy parti janë zgjidhja e krizës aktuale duke përfshirë opozitën në zgjedhje dhe çështja e Presidentit të ri të vendit.