Home KRYESORE Kush janë 3 drejtuesit e lartë të policisë që po hetohen për...

Kush janë 3 drejtuesit e lartë të policisë që po hetohen për drogën?

Tre drejtorë të policive në qarqe janë nën procedim disiplinor si pasojë e zbulimit të parcelave apo sasive të mëdha të kanabisit tek kapur në zonat që administrojnë.

Hetimi disiplinor ndaj Drejtorit të policisë së Lezhës, drejtues Ermal Muça nisi pasi në Gotull të Lezhës, me 1 prill u gjet një parcelë me 513 rrënjë kanabis. Bashkë me të drejtoria e standardeve po heton edhe zëvendësin e tij. 2 punonjës u përjashtuan, 3 u shkarkuan dhe 1 u pezullua.

Muça u emërua në këtë detyrë vitin e kaluar, ndërsa më parë kryente funksionin e zv/ drejtorit të Policisë Vendore për Hetimin e Krimeve në Tiranë.

Nen procedim disiplinor është edhe drejtori i policisë së Gjirokastrës, drejtues i parë Aranit Arapi, si dhe zëvendësi i tij Fatmir Hoxha, pasi shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave në ministrinë e brendshme gjeti 11.6 ton kanabis në një depo të fshatit Pagri të Përmetit.

Arapi, më parë ka kryer funksionet e Drejtorit Operacional në Policinë e Shtetit si dhe të shefit të komisariatit në disa rrethe.

Më 12 prill 2017, policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, zbuluan një laborator modern që dyshohet se është përdorur për përpunimin e kanabisit, në ambientet e një magazine fasonerie në Skrapar.

Drejtori i policisë së Beratit Fatmir Lleshaj dhe zëvendësi i tij, Ferdinand Zëre, u morën në hetim disiplinor bashkë me 6 funksionarë të tjerë, ndërsa 3 efektivë u përjashtuan nga policia. Lleshaj, më parë ka kryer funksionin e shefit të komisariatit në disa rrethe.

Përpara se të emërohej në këtë funksion, ai ka kryer detyrën e shefit të komisariatit nr.4 në Tiranë, ku u pezullua për pak kohë nga detyra për shkak të një denoncimi për dhune të një gazetari të ABC NEWS. Pak kohë pas këtij incidenti ai u promovua ne detyrën e larëtë të drejtorit të policisë se Beratit. /TV Klan

Share: