Home KRYESORE Mehmetaj : 23 ton kanabis në javë, jo para krimi në zgjedhje

Mehmetaj : 23 ton kanabis në javë, jo para krimi në zgjedhje

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj e ftuar në Report Tv në një intervistë u shpreh se takimi i sotëm mes negociatorëve të PS dhe të PD i ka hapur rrugë një komunikimi që mund të na cojë në zgjidhjen e situatës.

Ajo deklaroi se opozita nuk ka të drejtë në të gjitha kërkesat e saj, por bie dakord për problemin që ngre për dekriminalizimin, kanabisin dhe arrogancën, por jo për të gjitha.

E ndërsa për koalicionin u shpreh se nuk jemi të kënaqur me shtrirjen e këtyre 4 viteve, deputetja e LSI ishte kritike ndaj policisë për luftën ndaj kanabisit.

“Sot pas 27 viteve duhet të bënim shumë hapa përpara për integrimin dhe jo të flisnim për dekriminalizimin se si kemi disa deputetë që kanë rekorde kriminale, që është e tmerrshme të diskutosh sot, por mirë ta diskutosh, por edhe ta mbrosh fenomenin sikur ka ndodhur hapur.

Apo të flasim si vendi është i mbushur me kanabis, në mos gaboj vetëm brenda kësaj jave janë kapur gati 23 ton hashash, që do të thotë se ajo është aty dhe puna duhet të ishte bërë më e madhe dhe ne kemi pasur një qëndrim për këtë cështje.

Apo sesi paratë e krimit futen dhe bëhen pjesë e zgjedhjeve, pasi qytetarët nuk do të shkojnë me vullnetin e tyre, por me vullnetin e të fortit dhe kështu nuk mund të funksionojë më.

Prandaj kur themi qeveri besimi e themi për qytetarët. Shumica duhet të sigurojë zgjedhjet” u shpreh Kejdi Mehmetaj.

Share: