Home KRYESORE Arrestohet kreu i ISIS-it, Abu Bakr al- Baghdadi

Arrestohet kreu i ISIS-it, Abu Bakr al- Baghdadi

Një portal irakian shkruan se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al- Baghdadi, është arrestuar nga forcat e përbashkëta ruse dhe siriane. Lajmi për arrestimin e kreut të terrorizmit, bëhet i ditur nga The Baghdad Post.

Ndërkohë, Departamenti Evropian për Siguri dhe Informim (DESI), përmes një komunikate të lëshuar këtë të martë, pohon se arrestimi i tij u bë pasi al- Baghdad u detyrua të largohej nga Mosuli si pasojë e përparimit të forcave irakiane në provincë, shkruan The Baghdad Post.

Zyra për median e DESI-së shtoi se do t’i ruajë detajet e këtij lajmi derisa të ketë konfirmime të tjera.

Më tëj, kjo zyre shtoi se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, mund ta përdorë këtë informatë për të sulmuar kredibilitetin e SHBA-së në luftë kundër terrorizmit gjatë konventës se ardhshme të Gjenevës.

Share: