Home Qasje Stili Era Cela mes gazetarisë dhe muzikës

Era Cela mes gazetarisë dhe muzikës

Era Çela është një vajzë e imtë, por me një këmbëngulje të rrallë. Një këmbëngulje që e ka bërë që të shndërrohet njëkohësisht në një gazetare me emër, në një këngëtare të njohur, por edhe në një poete që edhe në këtë gjini po hedh hapat e parë.

Pasi ka botuar librin e parë me intervista, me titull “Me sytë nga Europa”, Era pret të dalë nga shtypi libri i saj i dytë, por këtë herë me poezi.

Vjen nga qyteti i vogël i Librazhdit. Një qytet që ka prodhuar talente. Atje ka hedhur hapat e para në media, duke u angazhuar njëkohësisht në televizionin “Ora Neës” dhe në gazetën “Telegraf”. Krahas artikujve të shumtë në median e shkruar dhe kronikave të panumërta televizive, Era nuk është shkëputur nga mësimdhënia në lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, nuk ka hequr dorë nga poezia, nuk ka lënë pas dore këngën dhe as prezantimet e shumta të koncerteve apo aktiviteteve të ndryshme, nga kulturore-artistiket e deri në ato politike.

Duken pak si shumë? E vërtetë, por me këmbëngulje çdo gjë është e mundur.

Së fundi, gazetarja, mësuesja, këngëtarja, poetja dhe prezantuesja Era Çela, ka realizuar edhe një set profesional fotografish artistike. Duket më në formë se kurrë. Duket se po përgatitet për të tjera surpriza, por le të presim derisa ajo vetë t’i shpalosë për publikun.

Share: