Home KRYESORE Reuters/ Mazhoranca shqiptare përdor forcën e numrave për të zgjedhur presidentin

Reuters/ Mazhoranca shqiptare përdor forcën e numrave për të zgjedhur presidentin

TIRANA (Reuters) – Partia Socialiste e Shqipërisë përdori forcën e numrave në parlament për të vendosur për zgjedhjen e presidentit në seancën e së premtes, duke e lënë politikën të polarizuar, pas 2 muajsh bojkoti të opozitës.

Presidenti i ri Ilir Meta ka shërbyer dy herë si Kryeministër i Socialistëve para se të largohej për të krijuar një parti të re, që në tetë vitet e fundit ka luajtur një rol vendimtar për të dyja partitë kryesore.

Partia Demokratike në opozitë dhe aleatët e saj e kanë akuzuar kryeministrin Rama si hikoprit, që i dha presidencën një njeriu që dikur e ka akuzuar si “simbol të ccdo shkatërrimi të ndodhur në Shqipëri”.

48-vjeccari Meta, pohoi se ishte bojkoti i opozitës që e shtyu atë ta pranonte këtë pozicion. “Ne duhet të përpiqemi të gjejmë konsensus që Shqipëria të mos bëhet si Maqedonia,” u shpreh ai duke iu referuar protestave të dhunshme në parlamentin e vendit fqinjë të enjten në mbrëmje.

Kushtetuta shqiptare këkron që presidenti të zgjidhet nga parlamenti me 3/5 e votave. Meta mori votat e 87 deputetëve dhe dy kundër, duke e kaluar kufirin me dy vota.

Opozita, mungesa e së cilës në kuvend ka stopuar reformën në drejtësi që do të ndihmojë Shqipërinë të nisë negociatat me bashkimin Europian, është duke kërkuar formimin e një qeverie ekspertësh teknikë.

Ajo thotë se qeveria aktuale është e korruptuar dhe ka vjedhur zgjedhjet e fundit lokale. E vendosur në një ccadër pranë ndërrtesës së Kryeministrisë, deputetët opozitarë janë duke kërcënuar gjithashtu me protestë në qendër të qytetit në zgjedhjet lokale të Kavajës në 7 maj dhe bojkot parlamentar në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Meta dhe Rama kanë patur një kohë jo të lehtë bashkëqeverisjeje që nga zgjedhjet e Qershorit 2013, me partinë e Metës që në atë kohë ishte duke vepruar si një kritik i ashpër për punën e qeverisë.

Analisti Blendi Fevziu tha se Meta e donte presidencën për të dhënë imazhin e një figure unifikuese tek vendet e ndara anëtarë të NATO-s.

“Rama kështu e ka larguar Metën, rivalin e tij për postin kryeministror jashtë skenës dhe aktivitetit politik në 5 vitet e ardhshme. Ai tashmë ka vetëm një rival, liderin e Partisë Demokratike,” shkruan Fevziu.

Në koalicion me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Meta u dorëhoq sepse u akuzua për korrupsion nga Gjykata e Lartë pasi një nga ministrat e tij e akuzoi për ndërhyrje në tender dhe konccensione.

Katër mbështetës të Partisë Socialiste u vranë nga forcat e sigurisë pas një proteste të zhvilluar nga Rama kundër korrupsionit të zhvilluar nga Meta, në Janar të vitit 2011. / Benet Koleka

Share: