Home KRYESORE Vlorë, sherr me thika, plagoset 50 vjeçari

Vlorë, sherr me thika, plagoset 50 vjeçari

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Vlorës, pas një konflikti fizik. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia” në fshatin Kotë.

Si pasojë e konfliktit fizik ka mbetur i plagosur me mjet prerës D.M. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar pranë ambienteve të DVP Vlorë, ndërsa njofton se po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share: