Home KRYESORE Zaev: Maqedonia gaboi që votoi pro Kosovës në UNESCO

Zaev: Maqedonia gaboi që votoi pro Kosovës në UNESCO

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Kuririn serb ka thënë se populli maqedonas dhe ai serb janë popuj vëllazëror dhe se politikanët nuk duhet të lënë pasoja negative në raportet mes dy vendeve. Zaev ka përgënjeshtruar deklaratat e politikanëve serb se në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit, raportet mes Maqedonisë dhe Serbisë janë përmirësuar.

“Serbia është ajo që meriton nga ne mbështetjen e parë pasi ne jemi popull krishterë ortodoks dhe duhet të ndihmohemi njëri me tjetrin. Në të njëjtën kohë, është Gruevski ai që ka votuar ‘Pro’ kur duhet të votohej për pronësinë e objekteve fetare në Kosovë, për të cilat e dimë që nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët, të cilët janë myslimanë, në mënyrë që ata kisha dhe manastire të jenë nën mbrojtjen e UNESCO-s në Kosovë. Aty është historia e Serbisë, aty është zemra e Serbisë. Të paktën është dashur të jetë i përmbajtur, neutral”, ka thënë Zaev.

Zaev, i cili pritet që tani të jetë mandatar në Qeverinë e re, gjatë intervistës gjithashtu ka thënë se kryeparlamentari i ri, Talat Xhaferi, më herët ka qenë ministër në Qeverinë e Nikolla Gruevskit dhe se ka qenë një ndër njerëzit e tij më të afërt. Ai thotë se kundërshtimet e tanishme të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjen e tij si kryeparlamentar, janë vetëm arsyetime për të mos dorëzuar pushtetin.

Abdulla Berisha /SHENJA/

Share: