Home KRYESORE Basha: Nuk heqim dorë nga garancitë për zgjedhje të lira e të...

Basha: Nuk heqim dorë nga garancitë për zgjedhje të lira e të ndershme

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se “nuk jemi gati lë lëshojmë nga garancitë për zgjedhje të lira e të ndjeshme”.

Deklaratën, Basha e bëri nga çadra e opozitës. Gjatë ditës së djeshme, kreu i opozitës Luzim Basha u takua në Presidencë me kryeministrin Edi Rama. Takim ky i ndërmjetetësuar nga presidenti Bujar Nishani për zgjidhjen e krizës politike.

Pas tryezës, përmes një njoftimi zyrtar, zyra e shtypit pranë Presidencës informoi: “Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”.

Kreu i opozitës Basha, gjatë ligjëratave të tij, ka këmbëngulur gjithmonë për krijimin e një qeverie teknike dhe largimin e Ramës nga posti i kryeministrit si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Share: