Home KRYESORE Horoskopi, 05 maj 2017

Horoskopi, 05 maj 2017

Dashi

Kuadri yjor ju kërkon që të qëndroni edhe për pak kohë disi të tërhequr, para se të hidheni totalisht në sulm. Mundohuni që të kërkoni zgjidhje afatgjata për problemet tuaja.

Demi

Vazhdoni të jeni disi të tensionuar e me një humor të ndryshueshëm, për shkak të ndikimit të vazhdueshëm negativ të Saturnit në shenjë. Afrimi i Afërditës duket se do të rikthejë kthjelltësinë në mendjen tuaj.

Binjakët

Në përgjithësi kuadri yjor është pozitiv për shumë të lindur të kësaj shenje që do të jenë nën egidën e Jupiterit, por në planin sentimental gjërat mund të mos jenë edhe aq intuziasmuese.

 

Gaforrja

Yjet thonë se do të jeni shumë të prirur në drejtim të e punës, por jeni shumë të vështirë sa i përket raporteve ndërpersonale. Ndoshta është Marsi që ju bën pak konfliktualë.

 

Luani

Në përgjithësi lëvizja e planetëve paraqitet disi e paqartë, duke bërë që edhe ju të jeni konfuzë dhe të turbullt në mendime. Sidoqoftë, në planin sentimental mjafton një rreze hënë për t’u bërë pasionalë.

Virgjëresha

Pas një periudhe jo shumë pozitive në raportet ndërpersonale, ja tek rikthehet për ju ylli dashurisë, Afërdita, e cila duket se do të bëjë të ndryshojnë totalisht raportet në këtë aspekt. Mirë shëndeti.

Peshorja

Duke pasur parasysh se jeni nën ndikimin e një Marsi agresiv si rrallëherë, nuk mund të shpresohet edhe aq në një ditë të mirë. Megjithatë, në planin e biznesit duket se diçka do të arrini të bëni.

Akrepi

Për ju, pozicioni aktual i Mërkurit është nga më të favorshmit, pasi do t’ju japë një shtysë të pazakontë duke stimuluar aftësitë krijuese, ndërsa Afërdita ju bën më të afrueshëm me të tjerët.

Shigjetari

Me gjithë përpjekjet tuja (aspak të vogla) për të qenë sa më i qetë dhe i sjellshëm me miqtë dhe sidomos me kolegët tuaj, nuk do të shpëtoni dot nervozizmit që ju hap herë pas herë, faji i Hënës?

Bricjapi

Një ide e re, apo edhe një bashkëpunim i ri ne dikë do të bëjnë që puna të mos jetë edhe aq stresuese, përkundrazi, duhet ta keni të qartë se sa më kompaktë të jeni, aq më shumë suksese arrini.

Ujori

Ka disa kohë që ritmet e larta me të cilat tashmë duket se jeni mësuar nuk iu japin hapësirë për t’u çlodhur dhe për tu qetësuar. Ndoshta një “ikje” e përkohshme diku, larg telasheve ju bën mirë.

Peshqit

Edhe ju që i përkoni kësaj shenje do të keni në anën tuaj Afërditën, e cila do t’ju qartësojë mendimet, e veç kësaj, do të japë stimuj të shumtë edhe për fushën sentimentale. Shëndeti mirë.

Share: