Home KRYESORE Dekorohet me “Medaljen e Mirënjohjes” hetuesi i At Zef Plumit!

Dekorohet me “Medaljen e Mirënjohjes” hetuesi i At Zef Plumit!

Qeveria “Rama” ka dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” dhe nën motivacionin “Për kontributin në luftën për Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazi ”“ fashistë, edhe Shyqyri Çokun qe sic zbuloi gazetari i GSH, Tedi Blushi, ka qenë hetues i At Zef Pllumit. Në librin e tij “Rrno vetëm për më tregue”, At Zef Pllumi e përshkruan kështu atë.

“Ditën e gjykimit më thirrën shpejt. Dola i veshun e i mathun me ato teshat e reja. Në dhomën e hetuesit ishte vetëm Shyqyri Çoku. Më foli pa u ulë në karrigë. ”“ Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht, si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqit prapë këtu në duert tona vjen. A e kupton apo jo? E digjove mbarmë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bamë ma zi se atij në rasë se i përmendë fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojmë ta shajsh publikisht”.

Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit për hetuesin e diktaturës te At Zef Pllumi i cili, për ke e ka lexuar librin e tij te famshëm “Rrno per me tregue” e di se At Zef Pllumi e kishte kuptuar me kohë “monstruozitetin” e diktaturës që po instalonte Enver Hoxha, që me hyrjen e “partizanëve” në Shkodër. Ata që nuk e kanë kuptuar duket se janë këta që 6 dekada më vonë, bëjnë heronj xhelatët e atij regjimi.

Share: