Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i Partisë Agrare Ambientaliste, Marko Bello thotë në studion e “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, se ambasadorë të huaj në Tiranë kanë bërë deklarata jo serioze, duke u thënë partive të vogla që të hynin në zgjedhje pavarësisht nëse nuk hyn Partia Demokratike.
Pjesë nga biseda:
Bello: Zonja Vlahutin dhe të tjerë kanë kontaktuar me partitë opozita dhe ne i kemi shprehur shqetësimet tona që nga kanabizimi. Nga ana e tyre ka pasur qëndrim të ftohta në kuptimin: Pse nuk hyni, në qoftë se nuk hyn Partia Demokratike. Ç’ju gjeti juve se e keni trenin bosh. Nuk na janë dukur serioze. Nuk e di kujt i intereson një përplasje ndër shqiptarësh.
Milo: Një ambasador asnjëherë nuk ka të drejtë të flasë në emër personal.
Bello: Pse një ambasador si i Holandës thotë që duhet të jetë edhe opozita në zgjedhje dhe ai i Gjermanisë thotë në dash të shkojë opozita në zgjedhje në dash jo. Ka nuanca në qëndrime?
Bello: Pa dyshim që ka qëndrime.