Tashme Turqia dhe Bashkimi Europian kane nënshkruar marrëveshjen historike mes tyre. Në këmbim të fondeve dhe afrimit me BE-në, Turqia pranoi të ndihmojë për krizën e emigrantëve.
Udhëheqësit e 28 vendeve të BE-se u takuan të dielën në Bruksel me Kryeministrin turk, Ahmet Davutollu, për t’i dhënë miratimin marrëveshjes, për të cilën diplomatët kane rënë dakord nje javë më parë.
BE do të japë 3 miliardë euro si ndihmë për 2.2 milionë refugjatët sirianë që ndodhen në Turqi, me qëllimin për të rritur standardet e jeteses dhe për t’i bindur të qëndrojnë atje dhe jo të ndërmarrin udhëtimin e vështirë, shpeshherë tragjik drejt ishujve grekë.
“Sot është një ditë historike në procesin e anëtarësimit drejt BE-së”- u tha gazetarëve Kryeministri turk, Ahmet Davutollu duke mos e fshehur dot kenaqesine.