Home KRYESORE Zyrtari amerikan: Si e zgjidha krizën politike në Shqipëri

Zyrtari amerikan: Si e zgjidha krizën politike në Shqipëri

Në një intervistë për “European Western Balkans”, zyrtari i DASH- it, Hoyt Brian Yee flet për turin e tij në Ballkan dhe zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri apo Maqedoni.
Yee është shprehur për mënyrën sesi është zgjidhur kriza në Shqipëri dhe Maqedoni dhe cili ishte roli i SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Ai vlerëson rolin e liderëve në Shqipëri dhe Maqedoni.

EËB: Duket sikur keni qenë faktori kryesor për zgjidhjen e bllokadave politike në Shqipëri dhe Maqedoni A do të thotë kjo se SHBA ka ndikim të jashtëzakonshëm në rajon, shumë më të madh se BE-ja?

HBY: Di që unë dhe shteti im të kenë aq ndikim sa disa media na kanë dhënë bujarisht. Më duhet të them se përpjekjet e kohëve të fundit janë koordinuar shumë ngushtë me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian dhe Shërbimin e Jashtëm Evropian.

Nuk është shumë ajo që Shtetet e Bashkuara, bëjnë në Ballkanin Perëndimor, që është minimumi i koordinuar me miqtë tanë në Bruksel dhe kjo është thjesht sepse kemi të njëjtat qëllime – duam të shohim rajonin të integruar me Evropën dhe Institucionet evropiane. Ne, Shtetet e Bashkuara, nuk kemi autoritetin ta tregojmë këtë kurs apo të japim këshillat përfundimtare për vendet se ta bëjnë këtë, që me të vërtetë duhet të vijë nga Brukseli. Ne kemi punuar së bashku, kjo ka qenë një përpjekje në ekip.

Suksesi me të vërtetë shkon tek udhëheqësit e vendeve që kanë mundur të marrin vendime të vështira –Si në është Maqedonia ku Presidenti Ivanov vendosi t’i japë mandatin koalicionit që ka shumicën në parlament në mënyrë që ata të formojnë një qeveri apo pozita në Shqipëria, e cila mori një vendim të guximshëm për ta kthyer opozitën dhe vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet të cilat u shtynë, dhe për Qeverinë, këtu përmendim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare.

Edhe për Maqedoninë që është me rëndësi të madhe për popullin e saj.

Vendet, partitë politike, udhëheqësit janë ata të cilët me të vërtetë meritojnë këtë përgëzim. Jemi shumë të lumtur që ne kemi qenë në gjendje të marrim pjesë dhe të mbështesim zgjidhjet që gjetën./lapsi.al

Share: