Home KRYESORE Ramush Haradinaj apel te paqarte ndaj qytetareve te Kosoves!

Ramush Haradinaj apel te paqarte ndaj qytetareve te Kosoves!

Dretuesi i AAK ne një status ne faqen e tij ne Facebook i bën thirrje qytetareve te mos jeni indiferent dhe te kalojnë ne krahun e duhur! Ne fakt, ne kete status Haradinaj një nga politikanet me te qarte te Kosovës, nuk është dhe aq qarte me apelin e tij ndaj qytetareve te republikës me te re europiane!

Ne fakt me shume ky status i Haradinaj duket se i kërkon ndihme qytetareve edhe për ta qartësuar atë personalisht kur shkruan: “Sot Kosova është ne udhëkryq, prandaj ajo ka nevojë për mbështetjen e opinionit publik, shoqërisë civile, mediave e analistëve si dhe të klasës intelektuale e politike të vendit. Sot është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike, të vihen në anën e duhur. Nesër mund të jetë vonë.”

Besojmë se te gjithë ne Kosove janë te paqarte për situatën apo udhëkryqin ne te cilin ndodhet Kosova, ndaj duke lutur gjithëshqiptarsi dhe gjithë- pjesëmarrje ne këtë reflektim,ne po botojmë te plote statusin e Ramush Haradinaj:

Me vendimet dhe me veprimet e fundit të pushtetit, vendi ka kaluar në një krizë të thellë politike. Përjashtimi i Opozitës nga Kuvendi dhe invadimi i policisë në zyrat ë një partie opozitare, janë të pashembullta për botën demokratike. Qytetarët dhe aleatët e Kosovës kanë bërë shumë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe stabil, dhe askush nuk mund ta ketë të drejtën, që ta rrezikojë të ardhmen e tij.

Ne si parti dhe si opozitë, jemi gjendur në një situatë të rëndë, të shkaktuar nga dy marrëveshjet që e rrezikojnë integritetin dhe rendin kushtetues të vendit. Jemi të vetëdijshëm se mënyra e kundërshtimit tonë nuk ka qenë as popullore e as demokratike, por ka qenë e vetmja menyrë e mundshme. 

Sot Kosova është ne udhëkryq, prandaj ajo ka nevojë për mbështetjen e opinionit publik, shoqërisë civile, mediave e analistëve si dhe të klasës intelektuale e politike të vendit. Sot është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike, të vihen në anën e duhur. Nesër mund të jetë vonë.”

Share: