E kujtoni djalin, këngëtarin e talentuar 22 vjeçar Ergi Ndini i cili u nda nga jeta bashkë me mikun i tij Klejdi Halili 21vjeç më 21 nëntor të 2016-ës në një aksident me motor në Tiranë!?
Per ata qe nuk e kujtojne, Ergi Ndiniu bë i njohur në spektaklin X Factor ku rrëmbeu dhe kupën e fituesit. 22-vjeçari tashmë nuk është më, por mungesa e tij ndihet më se tepërmi në familje.
I ati i tij, Dashamir Dini, gazetar i njohur shkodran, shpreh dhimbjen e tij me shkrime të shumta në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Vargje mjaft prekëse që rrëqethin këdo që i lexon.
E PËRDITSHME
Mbështetur ne bastunin e zi te pyetjes, “Kur?”
çapitet
shpresa ime e plakur,
nga pritja ne kërkim të rrugës për tek Ti…
Por varrmihësi i lashtë sa heshtja
përgjigjet prerë: –
Ende!
Më duhen sytë e kaltër të ditëve Tua
që të shoh të përshkoj
rrezet e diellit
për të harrnuar mungesën Tënde,Bir.
Motrat me nënën
përshkojnë në fillin e nxirë te jetës
si xherdan,
22 vitet Tua prej xhevahir
për t’i dhënë pak ndriçim dhomës së trishtuar.
O Zot!
Jeta
qenka
njē shaka mizore..
Ne skajin e gjoksit
zëmra ime e përskuqur si dielli i perëndimit,
pret muzgun
të shuhet.