Fushata elektorale i “ka detyruar” partitë politike të gjejnë mënyra të ndryshme për të reklamuar arritjen e tyre dhe për të sulmuar kundërshtarin.
PS ka hapur një portal të quajtur “Gjejndryshimin.al” ku shfaqen krahasim fotosh mes qeverisjes së PD-së dhe asaj të PS-së.
Por i mënjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD-së, e cila ka hapur një portal të ngjashëm që e quan “Gjetëmndryshimin.com” ku po me foto kundërshton rilindjen urbane të PS-së, duke vënë në dukje prioritetet ku duhet të ishte fokusuar qeveria Rama. /360grade.al/