Home KRYESORE 27-vjeçari shqiptar i jep fund jetës duke u varur në një pemë!

27-vjeçari shqiptar i jep fund jetës duke u varur në një pemë!

Një i ri shqiptar që jetonte në Greqi i ka dhënë fund jetës së tij. Policia greke thotë se i riu kishte varur veten në një pemë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Prevezës.

Viktima është një 27-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia greke. Kanë qenë banorët vendas që njoftuan autoritetet pasi panë 27-vjeçarin të varur në pemë. Policia thotë se viktima më parë ka qenë i dëbuar nga Greqia për qëndrim të paligjshëm në vend.

Hetimet paraprake thonë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë vrasje, pasi në trupin e të riut nuk janë gjetur shenja dhune. Por, nuk ka informacion se ku jetonte shqiptari. Policia ka fokusuar hetimet për të gjetur banesën e tij dhe nëse po qëndronte me shokë apo të afërm, në mënyrë që të japin dëshmi për të./lapsi.al

Share: