Home KRYESORE Në 2016 3,5 herë më shumë sekuestrim droge se në 2015 nga...

Në 2016 3,5 herë më shumë sekuestrim droge se në 2015 nga Shqipëria në Itali

Në vitin 2016 3.5 herë më shumë drogë e sekuestruar nga policia italiane në krahasim me vitn 2015. Ky është përfudnimi i raportit të vitit 2016 të bërë nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali.

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se në vitin 2016 u vu re një një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 ton apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015. Sipas Raportit rritja është në kontrast absolut me vitin e shkuar ku kishte më pak aktivitet në trafikun e narkotikëve.

Gjithashtu pozita e favorshme e Shqipërisë ka shërbyer si një pikë kalimi për shumë rrugë trafiqesh droge.

Pjesa më e madhe e marijuanës u dërgua përgjatë vitit 2016 nga Shqipëria me gomone nga rajoni i Vlorës apo përmes automjeteve kryesisht nga Porti i Durrësit.

Sipas të dhënave të antidrogës italiane shtetasit shqiptarë zinin vendin e dytë për nga numri i arrestimeve dhe rasteve të dërguara në gjykata pas marokienëve përgjatë vitit 2016.

Ndonëse pak kohë më parë u shkarkuan disa funksionarë të lartë në portin e Durësit për lejim të kalimit të sasive të mëdha të drogë, kanabisi vazhdon të kalojë me tonelata pikërisht nga kjo pikë kufitare./lapsi.al

Share: