Një tërmet me magnitudë të paktën 6.2ballë, dhe thellësi 10 km, ka goditur bregun e Turqisë Perëndimore. Efektet e tërmetit u ndjenë deri në Izmir dhe Athinë, sipas monitorit evropian të tërmeteve EMSC.
Dëshmitarët thanë se ndjenë tronditjet e forta dhe vrapuan jashtë ndërtesave në të cilat ndodheshin, me një prej lëkundjeve sipas të cilëve ishte më e forta që kishin ndjerë ndonjëherë në Turqi.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.
Tre lëkundje të forta janë ndjerë në zonë gjatë orës së fundit. Dëshmitarët kanë shpërndarë disa video në rrjetet sociale./360grade.al