Dashi
Rritet ndikimi i Afërditës në shenjë dhe një periudhe mjaft intensive në punë është momenti më i favorshëm për t’u marrë me sektorin e zemrës. Mbrëmje interesante me partnerin.
Demi
Treshja-Afërditë-Mars dhe Jupiter sot premton për një periudhë mjaft pozitive, e ajo që ka më shumë rëndësi është se ka një rreze të gjerë veprimi. Kujdes nga joshjet apo premtimet e rreme.
Binjakët
Edhe për ju Hëna sot është më e “bukur” se kurrë, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë. Kthjelltësinë në ide dhe qetësinë shpirtërore.
Gaforrja
Sot “përplasja” e Mërkurit dhe Marsit nga njëra anë dhe Afërditës dhe Jupiterit nga ana tjetër, do të reflektohet edhe tek ju, prandaj ka të ngjarë të jeni në gjendje konfuzionale në momente të caktuara.
Luani
Edhe ju do të jeni në shenjën e Hënës, por kujdes, sepse raportet ndërpersonale mund të rrezikohen nga qëndrimi i ngurtë i juaji në momente kyçe. Probleme të vogla shëndeti të kapërcyeshme.
Virgjëresha
Janë një seri yjesh që ju favorizojnë, por mbi të gjitha sot do të keni mbështetjen e Marsit, që ju bën më aktive dhe dinamikë. Por ama duhet ta keni të qartë se kush nuk guxon nuk mund të fitojë.
Peshorja
Për të lindurit e kësaj shenje do të jenë Mërkuri, Marsi dhe Jupiteri ata që do t’ju tregojnë rrugën që duhet të ndiqni për të arritur objektivat tuaja. Për dashurinë do të mendojë Afërdita.
Akrepi
Përgjithësisht dita e sotme pritet të jetë e mirë, për shkak të një kuadri yjor në pjesën më të madhe pozitiv. Një propozim në lidhje me punën do t’ju bëjë të mendoheni, por kujdes në marrjen e vendimit.
Shigjetari
Vazhdoni të mbani ritmin e këtyre ditëve, pasi gradualisht edhe yjet do të kthehen në anën tuaj dhe natyrisht që do t’ju mbështesin. Është mirë që të mos ndërhyni në një çështje jo shumë të qartë.
Bricjapi
Tensionet që sjellin Marsi dhe Mërkuri në shenjë duket se do t’i frenojë Afërdita në një pozicion shumë të favorshëm së bashku me Jupiterin. Por jo pasionet e dashurisë që ju ndezin.
Ujori
Nuk mjafton vetëm pozicioni i favorshëm i shumë yjeve që ju mbështesin për të arritur suksesin e dëshiruar, por duhet të shkundeni e të ndërmerrni iniciativën ju vetë. Mbrëmja nën shenjën e dashurisë.
Peshqit
Duke pasur aleatë të tillë, si: Marsi dhe Jupiteri në qiell do të keni shumë më tepër mundësi që t’ia dilni mbanë në shumë drejtime. Kujdes! Në raportet me partneri duhet të tregoni më shumë tolerancë.