Një këshillë për Edi Ramën!
Zoti kryeministër,
Ju ishit sot në Vaun e Dejës dhe deklaruat se hipoteka e Shkodrës është bërë si konsullata austro-hungareze. Nga përdorimi i togfjalëshit “austro-hungareze” kuptohet se e keni fjalën për konsullatën e fillimshekullit të kaluar të Vjenës në qytetin e kulturës shqiptare e perendimore, Shkodrës.
Sa për dijeni, administrimi i Shqipërisë së Veriut në kohën e Austro-Hungarisë dhe administrata civile e asaj kohe ishin modeli perendimor i udhtrimit të pushtetit civil në Shqipëri. Prandaj ju këshilloj të lexoni librat dhe monografitë që i kushtohen kësaj periudhe dhe do të mësoni se administrata e sotme e juaja është shumë larg administratës shqiptare të kohës së administrimit austro-hungarez gjatë Luftës së Parë Botërore. Nëse nuk keni mundësi t’i gjeni këto botime, kërkoni ju lutem ndihmën e shkodranit Gjergj Lejqeza, njëkohësisht konsull nderi i Austrisë në Shkodër!
Dhe më pas nuk keni pse i referoheni konsullatave austro-hungareze në Shqipëri, përfshirë asaj të Shkodrës, sepse veprimtaria e tyre është shënuar në histori si një veprimtari e ndihmës së pakursyer për çeshtjen shqiptare e në mbrojtje të interesave tona në Ballkan. Ndoshta jam gabim, por ndaj përceptimin se në këtë aspekt veprimtaria juaj dhe e qeverisë tuaj në këto katër vite ishte larg së qeni në nivelin e përkushtimit austro-hungarez në dobi të interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve!
Krahasimi i hipotekave të sotme të Shkodrës me konsullatën Austro_Hungareze është i pavend dhe më duket se dëshmon për oshilacione në qëndrimet dhe fiksionet tuaja!
Me respekt për ju dhe me dhimbje për dekratën tuaj të papërgjegjshme,
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi