Home KRYESORE “Terroristë! Vrasës!”, parulla antishqiptare pranë Kuvendit serb

“Terroristë! Vrasës!”, parulla antishqiptare pranë Kuvendit serb

Para parlamentit serb sot janë vedosur fotografi dhe disa parulla, ku shkruhet se shqiptarët janë terroristë dhe vrasës.

“Shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë marrë peng dhe kanë vrarë civilët serbë. Familjarët duan drejtësi.” – shkruhej në pankarta.

Krahas këtyre shkrimeve antishqiptare ishin vendosur edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt.

“Kriminelët e luftës mbrohen nga NATO-KFOR-UNIMK-EULEX.” – shkruhet në njërën prej pankartave që publikoi Klan Kosova.

Po ashtu aty shkruhet të gjithëst kësaj i kanë dhënë mbështetje dhe Hillary dhe Bill Clinton, kurse Kosova thuhet se ka bërë rrëmbime dhe ka kryer krime lufte./LAPSI.AL/

Share: