Home KRYESORE Gara e shikueshmërisë online. LSI tejkalon me dyfish PS dhe PD

Gara e shikueshmërisë online. LSI tejkalon me dyfish PS dhe PD

Në orën 20:00 të tre partitë kryesore PS, PD dhe LSI kishin programuar mitingje. PS  kishte takime me elektoratin në Gjirokastër, Lëvizja Socialiste për Integrim Zhvilloi miting në Tiranë dhe kreu i PD-së ishte në mitingun elektoral në Durrës.

Të treja takimet transmetoheshin live në Facebook. Në përfundim të tyre, një analizë e thjeshtë e shikueshmërisë tregon se kë kanë ndjekur më shumë shqiptarët në rrjetet sociale.

Nga një verifikim i thjeshtë në Facebook vihet re se 71 mijë persona kanë ndjekur mitingun e LSI. Ndërkohë, mitingu i Edi Ramës dhe PS në Gjirokastër është ndjekur nga 42 mijë shikues. Ndërsa mitingu i PD në Durrës është ndjekur vetëm nga 24 mijë shikues.

Sigurisht një klasifikim i tillë mund të ketë pasaktësitë e veta, por tregon trendin e shikueshmërisë së qytetarëve online në rrjetin social Facebook.

SHIKUESHMËRIA NË FACEBOOK

LSI 72 mijë shikues

PS 42 mijë shikues

PD 24 mijë shikues

Foto të marra në faqet zyrtare të PS, LSI dhe PD në Facebook

Dita.al

Share: