Home KRYESORE Ralf Gjoni i LSI, Ironi me Ramën: Është ekonomia o idjot, po...

Ralf Gjoni i LSI, Ironi me Ramën: Është ekonomia o idjot, po vret shpresën…

Ralf Gjoni kandidat për deputet i LSI në Tiranë ironizon rilindjen për ekonominë me shprehjen e vjetër të Bill Klintonit ‘Eshtë Ekonomia O Idiot’.

Ralf Gjoni ne Facebook: Sot më erdhi një msg në WhatsApp nga Bill Clinton. Më kërkoi t’a postoja këtë mesazh të tij të vjetër për Rilindjen: Është EKONOMIA ajo që ka rëndësi O Idiot! Punë në Shqipëri nuk ka O Idiot! Të rinjtë duhet të përgatiten për tregun e punës O Idiot! Reforma jote në arsim goditi studentët më të mirë O Idiot! Si mund të ndërtojë Shqipëria një ekonomi të fortë pa të rinj të kualifikuar O Idiot! Taksat e Larta në një vend të varfër nuk sjellin mirëqenie O Idiot! Kosto e jetesës është rritur O Idiot! Biznesi i vogël po mbytet O Idiot! TVSH 20% mbi bazën ushqimore rëndon mbi familjet shqiptare O Idiot!

Moskthimi i pronës tek pronari pengon investitorët e huaj O Idiot! Subvencionet e ulta në Bujqësi e mbysin fermerin shqiptar O Idiot! Industria e Turizmit mund të mbajë mijëra familje shqiptare O Idiot! Mungesa e një infrastrukture turistike e mban turistin e huaj larg O Idiot! A e di ti se 56% e familjeve dhe 90% e të rinjve shqiptarë duan të ikin larg vendit të tyre O Idiot? A e di që politikat e tua kanë vrarë shpresën e shqiptarëve O Idiot? A t’a ka thënë njeri se po na e bën Shqipërinë të pajetueshme O Idiot???

Share: