Home KRYESORE Diten e votimit, tek kutia: Nje kryq te madh per ata!

Diten e votimit, tek kutia: Nje kryq te madh per ata!

Nga Kreshnik Osmani

Te mos votosh dhe te refuzosh nuk do te thote t’ia fusesh gjumit, t’ia fusesh per plazh apo per dreke Baromi me dt 25. Shkoni tek kutite e votimit dhe vendosini fletes nje kryq te madh. Nxirrini fletet te pavlefshme sepse po e late fleten bosh do ti mbushin vete fletat hajdutet dhe i ndajne me njeri-tjetrin. Deshmoj perpara miqve dhe dashamireve te mi qe me kane mbeshtetur (sepse ndaj tyre kam detyrim moral) dhe qe kane patur deshire te me mbeshtesin edhe kete here me sinqeritetin me te madh. Jam me agjerim ne goje dhe Zoti per kete deshmi eshte deshmitar:

Nuk kam bere kurre asnje lloj pazari politik ne kurrizin tuaj dhe ne shtepine time dhe per femijet e mi nuk ka ardhur asnje cent politik. Ata te gjithe na tradhetuan ne dhe ju me lojerat dhe marreveshjet e tyre te pista. I kane edhe mjetet e manipulimit dhe te propagandes per te mashtruar njerezit se demek vota duhet hedhur patjeter, te vetedijshem se jane te gjithe mashtrues ordinere (Nenkuptoj kreret jo militantet).

Me jane lutur te bej biseda dhe te bej marreveshje per keto zgjedhje ne kembim te fushates e te parave dhe Zoti eshte deshmitar qe nuk kam pranuar. Nuk kam pranuar as te “keqen me te vogel” siç justifikohen djajte, as te keqen me te madhe. Nuk pranova asnje te keqe per ju. Nuk kam pranuar per hater te gjithe atyre qe ndihen te poshteruar prej ketyre maskarenjve dhe nuk kane ze te ulerijne.

Nje thirrje per ju dhe ndergjegjet tuaja:

Une nuk e di nese ti do te votosh apo jo. As nuk kam per te pare çdo te besh tek fleta diten e votimit. Por ki parasysh diçka. Diten qe do te votosh ata per njemije e nje justifikime (te cilat kuptohen) ate minute qe i voton me ke ngulur mua qe nuk bera pazar per hatrin tend nje thike mu ne zemer.

“It’s the final countdown”.
Ky eshte numerimi i fundit.

Po na tradhetuat siç na tradhetuan hajdutet, loja do te ndryshoje per te gjithe. Po na qendruat besnike, jam i gatshem te flijohem per Shqiperine dhe popullin tim. Kjo eshte draft-marreveshja qe kam per miqte e mi. Nuk eshte e rendesishme te me besh lajk dhe te me mbeshtesesh ketu, sepse spiunet monitorojne gjithçka ne fejsbuk dhe mund te rrezikoni punen apo interesat tuaja. Mos me mbeshtet ketu.

Diten e votimit, tek kutia:
Nje kryq te madh per ata!

Paqe!

Share: