Nga Mirela Cela Jorgo
Premtojne ne fushate gjithcka dhe premtim behet me shume per te punesuarit ne administrate Dhe nese e mbajne si premtim nuk e kane problem se doren ne xhep nuk e fusin, nga buxheti i shtetit dalin ato rritje rrogash.
Por sa jane te punesuar ne administraten shteterore dhe sa jane te punesuar ne sektorin privat!?
Per keta te dyten nuk pyet kush, as sa e kane rrogen as si i kane kushtet e punes, as cfare te drejtash kane. Nuk pyet njeri per ta as ne respektohen te drejtat e tyre per ditet e lejeve per raportet, nese merr nje raport mjekesor e ke te kote se sta njeh njeri, nese ngre zerin dhe kerkon nje te drejte te vjen pergjigja ballit:
PO DESHE PO NUK DESHE RRUGEN JA TEK E KE.
Jo me large se dje degjova per nje kompani fasonerie qe pagat e punetoreve i deklaron ne banka aq sa eshte kufiri i pagava, poooor kartat e bankomatit i mban vet administratori dhe u jep shume me pak nga sa kane te deklaruar.
Nuk eshte i vogel numri i te punesuarve ne sektorin privat, por per kete kategori nuk flet askush, askush nuk premtin , nese e bejne humbasin mbeshtetjen finaciare nga kompanite qe vetem shfrytezojne ne maksimum krahun e punes