Në Berat, janë numëruar 179 nga 305 kuti votimi, dhe PS udhëheq, e ndjekur nga LSI dhe PD, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së.
Nga shifrat e deritanishme, Partia Socialiste është kryesuese me 52,89% të votave në këtë qark. LSI vjen e dyta me 25,21% të votave. PD renditet e treta me 15% të votave.
Në Berat, ndahen 7 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky:
PS 4 mandate; PD 1 mandate; LSI 2 mandate.
Deputetët që nxjerr Qarku Berat në bazë të rezultateve paraprake:
Blendi Klosi (PS)
Ermonela Valikaj (PS)
Adnor Shameti (PS)
Fadil Nasufi(PS)
NASIP NAÇO (LSI)
GLEDJON REHOVICA (LSI)
EDUARD HALIMI (PD)
Silva Caka e zgjedhur deputete në parlamentaret e vitit 2013 me LSI dhe Astrit Veliaj me PD mbeten jashtë Parlamentit, sipas këtij projeksioni./360grade.al/