Jozefina Topalli ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili pas humbjes në zgjedhje nuk dha dorëheqjen, por ngriu funksionet e tij.
Reagimi i plotë i Topallit:
Në një kohë dramatike për Partinë Demokratike, pas një humbje katastrofale personale të Lulzim Bashës, ka një emergjencë për demokratët.
Partisë Demokratike duhet me i dal zot.
Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon, sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar, tallje , tinzi , banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .
Ne keto kushte nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD -se demokrateve.
Ngrirja qesharake, antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerje qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme.
Sa per dinjitetin qe kerkonte momenti kjo s ka lidhje me Lul Bashe. Ai ka qene perhere i reme. Edhe sot .
Ai eshte” i paafte per t’u turperuar.”