Home KRYESORE Rama II, ti Shqipëri a do më japësh nder?

Rama II, ti Shqipëri a do më japësh nder?

Nga Elis Buba

Populli i logjikshëm e racional, duhet të mbrojë e përkahë popullin instiktiv e intuitiv.

Detyrohemi të bëhemi të fortë e të mbijetojmë. Siç kemi bërë ngahera. U stazhonuam me rezistencë, por pa refuzim. Le ta marrim gjithçka që na ofron kjo sofër shqiptare dhe ta strukturojmë në të mirën e të ardhmes sonë. Ndoshta kjo është më e mira që ky popull mund të bëjë. Të kapi më të mirën edhe nga momentet e këqia. Të shohë anën e artë të medalies. Detyrohemi të bëhemi të fortë miq. Si shumë të tjerë që janë tejet krenarë për të lypur diku azil. Ndershmërisht tuafë të drejtë deri në zhgënjim, për të marrë malin përpjetë dukë ngulur në dhe’ fidanë kanabisi. Le të mbijetojmë këtu, pa hedhur lekë nëpër xhepa kompromentimi. Pa e perceptuar mendimin e lirë si agjitacion dhe propagandë.

Plotësisht të vërteta argumentat që na sugjeron shpresa e çuditshme në mendjen dhe në zemrën tonë. Duhet të bëhemi të fortë e të përballojmë. Populli i logjikshëm e racional, duhet të mësojë pak nga iracionaliteti dhe moskonkretësia e popullit instiktiv dhe intuitiv, që sollën ose më mirë mbajtën në pushtet Edi Ramen. Në anën tjetë ajo që ndjej për opozitën, është një paragjykim që tashmë më shndërrohet në gjykim e argument. Pazotësi në lidership dhe vizion i mjegullt. Për të mos harruar të fundit, por ndoshta më themeloren, një idealizëm të tepruar dhe piedestalizim të parimeve të votuesve. Në PD ka ende nga ata që mitizojnë militantët që votojnë me zemër dhe pa interes. Në krahun tjetër politik, nuk e konsiderojnë të arsyeshme këtë gjë. Qoka në “cash” e sjell me qejf votuesin pranë kutisë së votimit.

Le të bëhemi të fortë e zemërgur për ata që sot e pranojnë edhe vetë se me bojkotimin e zgjedhjeve, nuk ka ndonjë ndryshim ndikues statistikor numrash, për dy forcat kryesore politike PD e PS, krahasuar me 2013-tën. Le të bëhemi të fortë e zemërgur, e të mbajmë një minutë heshtje simbolike, për pashpjegueshmërinë e arsyes përse një zotëri elokuent si Blushi po del pa as edhe një deputet. Kur me argumenta e fakte pranohet se e keqja më e madhe është ujku që ka fytyrë kryeministrore, përse vazhdohet me një këmbëngulje morboze, në unison me më mendjendriturit e këtij dheu, të kërkohen gjurmët e ujkut pas hapave të Berishës e Bashës? Këta të dy janë thjesht dele me bëma të shkuara ujqërish. U shndërruar në të tillë që në 2013, kur populli i uli të ngrohin karriget e opozitës.

Që Rama u bë “timonier”, me një kontribut të madh prej oligarkëve të botës së krimit, e pranojnë edhe ata që u djeg shpirti për pak socializëm të vërtetë e në thellësi të bindjeve e paragjykimeve të tyre, të keqen më të madhe e shohin tek e djathta.

Detyrohemi të bëhemi të fortë e të mbijetojmë për të mbajtur me gariet, ata që demoralizohen nga kjo fitore e lehtë. Sepse janë të bindur se përballë Ramës nuk pati rivalë. PD-ja ka katër vjet që vjen si e dremitur. (Çuditen që morën edhe kaq vota!). Le të mbajmë afër ata më të dërrmuarit moralisht që pandehin se Meta është i urryer nga të gjithë (edhe nga ata që e votojnë me pahir, nga halli i vendit te punës). Të turbulluarët nga Blushi i motshëm në politike, që shitet si risi, duan përkrahur gjithashtu.

Në këto kushte shumkush u bind se alternativat ishin o te mos votohej fare (shume syresh abstenuan) ose të votohej e keqa më joshëse.

Përparësi në këtë kontekst është nxitja e krijimit të alternativave të besueshme, risive konkrete, të përgatitura me programe evolucionare, që ti kundërvihen absolutizmit kryeministror. Kush është aq i aftë sa të imagjinojë se çfarë opozite mund t’i bëjnë PS-së e djathta e dërrmuar, apo kleptokratët e Metës?!

Detyrohemi të bëhemi të fortë e të përballojmë shumçka edhe për ata të hështur që kanë shumë për të thënë. Sidomos për këta do të theksoja. Sepse janë të parëst që humbasin bashkë me toruan edhe shpresën tek Shqiperia dhe tek shqipëtarët. Këta e plotë si këta, nuk e shohin më të arsyeshme të presin nga fqinjët e huaj e aleatët strategjikë që të ftillojnë shtëpinë tonë.

Të ruajmë stoicizmin dhe besimin e palëkundur edhe për ata që nuk besojnë tek brezi i ri, i gatshëm të valvisë flamujt e partive. Kur një 18 vjeçar ftohet në një studio televizive dhe deklaron se idhull ka kryetarin e partisë edhe unë qesh sepse më vjen turp të qaj. Nuk mund të besoj as tek familja në këto kushte, kur prinderit e shesin votën duke e ditur që shesin të ardhmen e femijëve të tyre.

Kush mund të besoj tek shqiptaret, kur ata janë të parët që në shumë forma dhunojnë vendin e tyre. Kush mund te besoj tek ne, kur ne bëjmë si shyrdh dhe memecë përpara abuzimeve që shohim çdo ditë të bardhë.

Të ruajmë stoicizmin dhe besimin e palëkundur, për t’i dhënë zemër kujt nuk beson tek Shqipëria, sepse populli nuk e do shtetin e së drejtës. Detyrohemi të bëhemi të fortë për të bashkjetuar me ata që duan më shumë se veten, partinë-shtet. Për çdo të keqe që na rend pas nuk e ka fajin as Edi Rama, as Lulzim Basha, as Ilir Meta, as Sali Berisha, por ne. Ne të përgjumurit, ne që i zgjedhim, ne që i votojmë, ne që shitemi, ne që nuk dëgjojmë, ne që i durojmë.

Të bëhemi te fortë për ata që dëshironin shumë që shqiptarët ta kishin shkundur voten e bardhe në 25 qeshor, vërtet për Shqiperinë, për veten e tyre dhe për një fillim të ri. Por alternativa mungoi e kjo mbeti thjesht një ëndërr./Shqiperiaime.al

Share: