Home KRYESORE Selami: E vërteta e kërcënimit pas shpalljes së kandidaturës

Selami: E vërteta e kërcënimit pas shpalljes së kandidaturës

Një incident ka ndodhur pas konferencës për shtyp ku Eduard Selami shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Selamit.

“Çfarë pune ke ti këtu, ça do këtu? Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu?”, – i është drejtuar shoferi i deputetes, sfidantit të Bashës.

Mësohet se Selami ka ruajtur qetësinë nga e gjithë kjo situatë dhe debati ka mbetur me aq. Duke folur për gazetën “Panorama”, Selami ka treguar gjithçka sa ndodhur.

“Pati një incident të pakëndshëm sot në Selinë e Partisë Demokratike që unë më vonë e mësova se kush ishte. Megjithatë unë do shoh përpara dhe e rëndësishme është gara në PD”, – tha Selami.

Share: