Pas temperaturave mbi normalen që shoqëruan javën e fundit të qershorit dhe ditët e para të korrikut, duket se temperaturat do të jenë më të normalizuara në vazhdim.
Sipas Meteoalb, java 2–9 korrik do të ketë temperatura shumë pranë vlerave tipike të korrikut ndërsa periudha 10–16 korrik, temperatura 3-4 grade C mbi vlerat normale te muajit korrik.
Përsa i përket reshjeve, 10-ditëshi i pare i korrikut do të ketë reshje te pakta, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore të vendit. Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia e rebesheve afat-shkurtra me shira intensive në qytete të zonës së ulët dhe bregdetare.