Andej nga klasa e pestë, kur po mësonim në teori funksionin kryesor të bibilushit, çunat “më me përvojë”, na mësonim si t’ua kërkonim gocave: ” Ma jep një herë , se ta hapa namin”! Naturisht që s’para kishte sukses kjo metodë shantazhi, që kishte mbetur e harruar në fund të sëndukut të kujtimeve çapkëne të fëmijërisë….deri kur e zgjon Jemini!
Në një intervistë qenkësh shprehur se : “Basha t’u hapë “kutinë e zezë”, kritikët të shkuar të dyshimtë. Jozefina të mos më detyrojë të flas, di shumë…”!!!!!……………
……”Kështu të ketë katandisur edhe Sabani ynë”? – është batuta e një filmi shqiptar. Kështu e ka katandisur Lulzim Basha partinë që udhëheq prej 4 vitesh, sa të dalë një nga mbështetësit e tij e t’u bëjë shantazh publik kritikëve të kryetarit?
A nuk është metodë tipike mafioze kjo e shantazhit për të mbyllur gojën?
A paska Lulzim Basha një “kuti të zezë” për këtë “ditë të zezë” që ta përdorë për të kontrolluar përmes metodave mafioze Partinë Demokratike?
A është vepër penale kjo?
Po të kesh informacione për ato që aludon Jemini e të mos i kallëzosh në prokurori, a e dini që është vepër penale e dënohet me burg?
A është dalja e këtij Jeminit sot pasojë e “kutisë së zezë”? Që do të thotë se : a i ka thënë Basha “Dil Jemin , përndryshe do nxjerr nga kutia atë për ty”?
A e ka “Kutia e zezë” “rrugën e Kombit”, “21 Janarin”, “marrëveshjen e detit me Greqinë”……..Po ato janë tek “Kutia mavi” e Edi Ramës?
Nëse Luli hap kutinë, mëkatarët do kenë turp apo frikë?
Nëse mëkatarët do të kenë frikë, atë do ta kenë prej pushtetit dhe jo opozitës, apo jo?
Nëse frikë do kenë nga pushteti, a do të thotë se ky i fundit po e ndihmon kryetarin e opozitës të spastrojë partinë?
Nëse kritikët, nga frika a nënshtrimi, ulin kryet e mbyllin gojën, duke lënë rehat Bashën në krye të PD -së, a do “t’i falë Basha”, t’i lerë pa trazuar ku janë e ta mbajë kutinë mbyllur, duke bashkudhëtuar me zhulin e mëkateve e mëkatarëve që pretendon Jemini se gjallojnë aty?
Apo të hedhë një herë lumin Basha pa kalin e dhjet kollaj më pas?
Po nëse ndodh kështu, a nuk është vetëm çështje kohe çarja e dhunshme dhe e pariparueshme e Partisë Demokratike?
Ky “kritiku” sui generis i Bashës, që “e qorton” kryetarin se pse s’kap kutina e kapaqe është biopsia e asaj që po ndodh sot në Partinë Demokratike, forcës që përmbysi komunizmin. Një kryetar që mori dhuratë partinë 4 vjet më parë, sot nuk e lëshon për asnjë çmim, edhe sikur të coptohet ajo e të bëhen copash me shoshoqin demokratët. Në vend të “kutisë së zezë Rama” , asaj që ka detyrë zyrtare e morale opozita, jeminët na propozojnë gjueti shtrigash brenda llojit dhe luftë të ashpër frontale brenda shtëpisë!
“Ta gëzojë Baftjari” partinë që po e mban me thonj e jeminë!/Parrena.com