Astrit Patozi ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Ristanit një ditë më parë lidhur me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Patozi thotë se duhet patur kujdes në paradhomën e kryetarit, aty ku bëhet skaneri nga kunati…
Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherë takuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetë-ngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.
Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.
Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.
Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.
Suksese të gjithëve!