Në një intervistë të GSH, Juristja e njohur Eni Çobani ka reaguar për herë të parë pas zërave të cilat përfolën një largim të saj nga programi “E diela shqiptare” për t’u bërë pjesë e politikës.
“Sa e befasuar jeni ju, aq jam edhe unë nga këto deklarata. Më vjen keq që deklarata të tilla vihen në gojën e një njeriu si unë që e njoh mirë se çfarë është media apo rëndësia e një fjale kur hidhet në publik.
Normalisht janë të pavërteta totalisht. Unë kam thënë vetëm opinionin tim se çfarë po ndodh në Shqipëri, të drejtën që ka çdo qytetar në vendin e tij.
Shpreh keqardhjen time të thellë për sa u përket fjalëve të cilat dikush mendon dhe mund ti vë në gojën e Eni Çobanit.”