Astrit Patozi – Kam qenë njeriu që kam thënë që ne nuk mund të mbahemi peng nga e kaluara sepse ne për të kaluarën kemi marr faturën dhe kemi mbajtur përgjegjësitë tona. Shqiptarët ne na votuan kundër dhe që aty këputej historian ë 2013. Dhe nga 2013 deri në 2017 ti duhet të bëje diferencën me kundërshtarin dhe të thoje se unë jam i ndryshëm. Ti se bërë dot këtë. Kur erdhe te çadra, atëherë e pa që ishte i pafuqishëm dhe e krijoi si instrument që ta menjanonte mundësisht përballjen ose ta zvarriste dhe të fitonte ndonjë pikë në raport me kundërshtarin duke i bërë presion me bojkotin. Për fat të keq ndodhi që sapo Rama e joshi me një marrëveshje sipas meje, korruptive…
Ylli Rakipi – Çfarë ëhstë marrveshja e 18 majit?
Astrit Patozi – Për mua është dorëzim dhe shitje e interesave politike të PD-së tek kundërshtari. Që do të thotë…
Ylli Rakipi – Më konkretisht?
Astrit Patozi – Më konkretisht. Edi Rama…
Fatos Lubonja – Me çfarë fitimi?
Astrit Patozi – Fitimi ndoshta për të shpëtuar prej nesh. Një nga fitimet. Që të dilte me një trofe pas 4 vitesh, sepse ai e shiti gjatë gjithë fushatës si një lloj trofe që unë arrita një marrveshje, mora 6 ministra, mora 7 drejtorë etj. Etj. Ishte një trofe për atë. Por mbi të gjitha nga naiviteti, sepse unë të jem I sinqertë si e e mendoj. Lulzim Basha kur mori marrëveshjen, e cila ishte krejtësisht në interesin e PS-së dhe Edi Ramës, nuk e mendoi se do të ishte humbja e tillë. Mendoi se do të ishte pak më e lehtë dhe do të ishte e mundur që Edi Rama do e merrte në qeveri, se Edi Rama nuk do i bënte 70 mandate dhe këtu gaboi. Por për gabimet politikanët mbajnë qëndrim.
Ylli Rakipi – Zoti Patozi a mund të ndalet dhe si mund të ndalet Lulzim Basha në 48 orët që kanë ngelur?
Astrit Patozi – Vetëm demokratët e kanë në dorë ta ndalin.
Ylli Rakipi – Si? Ka një rrugë?
“Të Paekspozuarit”/ Patozi: Bëj thirrje që të bojkotohet farsa e zgjedhjeve
Astrit Patozi – Edhe çadra është një nga format dhe nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë dhënë si version, madje ka pasur dhe të tjerë që më kanë nxitur mua ti ftoj demokratët që ta prishin procesin, ti turren kutive të votimit, dhe të mos e ljojnë që kjo të ndodhë. Unë nuk ia lejoj vetës ta bëj këtë për një arsye. Unë nuk ftoj kurr demokratët të përplaseen me demokratët, sepse përplasje do të ketë. Unë nuk bëj atë që kishte Basha në Kavajë për të shpëtuar lëkuren e vet.
Ylli Rakipi – Po doktori a mundet ta ndalojë këtë? Ju e keni takuar atë?
Astrit Patozi – Doktori është njeri i lirë.
Fatos Lubonja – … kjo duket një përçarje e madhe midis jush, duket e papajtueshme dhe cila do të jetë e ardhmja juaj në raport me PD-në?