Home KRYESORE Gazetarja e re i shkruan djalit te vrare per nje celular: “Kam...

Gazetarja e re i shkruan djalit te vrare per nje celular: “Kam shume frike, ku jetoj Marvi!”

Nga Ida Nurce

Nuk e di, nese me degjon, nga atje ku je tani. Desha te te them ca gjera, qe ti ndoshta nuk pate mundesine t’i kuptosh. Jam une… Une po te flas. Nje vajze qe po rritet ne kete vendin qe te rriti e te morri jeten. Nuk te njihja personalisht, por fakti i moshes me beri te ndjehem keq kur morra vesh per vdekjen tende. U tmerrova dhe gjeja e pare qe mendova ishte dhimbja e prinderve te tu. U hape nje plage te madhe o djale, kjo jo me deshiren tende.

Marvi o djale! E mbylle jeten per nje karikues. Edhe une kisha nja dy jave qe me ishte thyer dhe dje gjeta mundesine te shkoja te blija nje te ri. Deri dje nuk e kisha menduar qe nje karikues mund te te merrte jeten. Por ti ma vertetove, qe ne kete vend asgje nuk eshte e cuditshme.

Edhe 26 dite une bej 25 vjet qe frymoj ne kete vend dhe doja qe te pakten te arrija te festoja 25 vjetorin, qe nuk e di pse me duket nje vit qe gjithmone kam dashur ta festoja. Ndaj dhe shkova ta bleja ate dreq karikuesi. Ne fakt, te jem e sinqerte nje mendje me thoshte qe ta hedh fare celularin, por pastaj mendova se ku do lexoja sms-te uruese qe do me vijne nga “miqte”. Nejse… muhabet karikuesish. Pooor, qe ty te morren jeten. Sa turp me vjen qe jam njeri!

Ahhh Marvi, o djale! Ti ike, le ne dhimbje familjen tende, por mua me bere te vertetoj akoma me shume, qe kafsha me e eger eshte njeriu. Gjithmone jam munduar te mbrohem prej tij. Nuk i zura kurre bese. Nuk e percmova kurre. Nuk e ofendova kurre. Si ti, edhe une gjithmone jetova ate qe me fali Zoti, ne vendin ku me leshoi Zoti. Por serish i them vetes time neser, “mos i beso askujt”!

Marvi o djale! Me fal, qe ndoshta te trazoj qetesine ne keto momente, por na ke lene ne nje vend te frikshem. Na le ne vendin e askundit o djale, ku te gjithe do vrapojne te blejne karikuese, ku te gjithe do jene egoista, ku te gjithe do ecin me thika ne brez, ku te gjithe do jene killera, ku te gjithe do luftojne per fasaden e tyre te mykur, ku te gjithe do qajne hallet me njeri- tjetrin e ne fund do ia fusin sa krahu njeri- tjetrit, ku te gjithe kerkojne nje sup per te derdhur lote e do e gjejne ate ne kurrizin e nje iriqi… ku te gjithe do jene kafshe, vetem njerez kurre.

Marvi, o djale, me fal vella, por nuk ta fal qe nuk me morre edhe mua me vete! Kam shume frike, ku jetoj Marvi!

Share: