Home KRYESORE Sulme me thikë në Britani dhe Bruksel, qëllohet autori…

Sulme me thikë në Britani dhe Bruksel, qëllohet autori…

Një burrë u arrestuan si i dyshuar për kryerjen e një sulmi jashtë Pallatit Mbretëror (Buckingham Palace) në Britani, ku dy policë u plagosën.

Mediat raportojnë se agresori sulmoi me thikë dy oficerë të armatosur përpara turistëve të frikësuar. Policia e ndaloi personin në orën 8.35 dhe zbuloi se ishte i armatosur me thikë dhe dy oficerë pësuan ‘lëndime të lehta’ në krah ndërsa e arrestonin.

Ata morën trajtim mjekësor në vendngjarje, por nuk janë dërguar në spital. Policia tha se njeriu u ndalua jashtë fushave mbretërore. Shërbimet e Sigurisë ndodhen në vendngjarje dhe hetimet janë në vazhdim. I arrestuari akuzohet për lëndime të rënda trupore dhe sulme ndaj policisë dhe oficerëve të mbetur të plagosur jashtë ndërtesës së famshme botërore.

Ndërkohë një tjetër person i armatosur me thikë është qëlluar në qendër të Brukselit pasi sulmoi një grup ushtarësh bën të ditur prokuroria belge. Incidenti u shënua rreth orës 20: 15 minuta me orën lokale dhe policia belge thotë se sulmuesi është në gjëndje të rëndë në spital.

Pamjet nga vendngjarje tregojnë se policia dhe shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën. Një dëshmitar tha se pati të shtëna me armë. Nuk është ende e qartë nëse autori i sulmit i ka shpëtuar të shtënave. Policia e Brukselit nuk ka komentuar ende ngjarjen.&lapsi.al

Share: