Pak orë pas bërjes publike të një letre dërguar Drejtorit të Akademisë së Shkencave ku rendiste problemet e këtij institucioni, që sipas Fugës po shkon drejt degradimit, në adresën e tij mbërrin një mesazh kërcënues.
Fuga thotë se i kanë kërkuar të pushojë, apo të mbyllë gojën ose të ikë, ndërsa zgjedh t’i përgjigjet përmes Facebook-ut dërguesit të mesazhit.
“Dhe anonimsi, i cili mund të jetë kushdo, edhe një rruga, por kurrsesi një akademik, aktivizohet me shpifje qesharake si edhe me thirrjen : Ti që kërkon transformim në akademinë e shkencave largoju që andej! Mos fol në publik. Hesht! Ja kërkesa agresive: ose prano kalbëzimin, dhe merr atë honorar, ose ikkkkkk!”, – shkruan akademiku i njohur.
Pritet reagimi institucioneve te shtetit dhe pergjegjesi te vihet para pergjegjesise. Qe Akademia e Shkencave eshte ne gjume letargjik prej vitesh, kjo nuk do shume per tu kuptuar ndaj edhe Akakemeikeve u kerkohet dinamike dhe pergjegjesi shekncore dhe kombetare