Home KRYESORE Basha drekë falënderimi për ministrat teknikë! Ja cfare biseduan:

Basha drekë falënderimi për ministrat teknikë! Ja cfare biseduan:

Pas ‘përmbylljes’ së misionit të tyre, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ulur sot për një drekë më ish-ministrat teknikë. Ka qenë vet zoti Basha ai që ka njoftuar për këtë drekë falënderimi ndaj punës dhe misionit të tyre.

MESAZHI I BASHËS

Sot pata një drekë falenderimi me ministrat teknikë. Misioni i tyre u sfidua nga mungesa e mbështetjes politike, mosbashkëpunimi dhe sabotimi, por ata shërbyen me kurajo, integritet dhe përkushtim, duke përballuar sulme dhe sprova të mëdha. Duke ju shprehur mirënjohjen time të thellë, ju urova suksese në angazhimet e tyre profesionale e publike në të ardhmen.

Share: