Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë miratuan një zbulim të pazakontë, që hap një epokë të re në trajtimin e kancerit. Fjala është për një teknologji që forcon dhe shndërron qelizat e gjakut të pacientëve në një “ushtri vrasëse” e cila lufton leuçeminë tek fëmijët.
Administrata e ushqimit dhe barnave tha se miratimi i terapisë së parë të gjeneve që futet me sukses në tregun amerikan, është historik. Kompania farmaceutike “Novartis” vendosi çmimin prej 475.000 dollarësh për një infuzion të vetëm të të ashtuquajturave “qelizat CAR-T”, por njoftoi se nuk do të ketë pagesë për ata pacientë të cilët nuk kanë përmirësim brenda një muaji.
Zbulimi i ri shihet si një mënyrë krejtësisht e ndryshme nga ilaçet e imunoterapisë. Ai shfrytëzon sistemin imunitar për trajtimin e shumëllojshmërie të kancereve, duke ndihmuar qelizat natyrore T të identifikojnë tumorin dhe ta luftojnë atë./360grade.al