Dashi
Mërkuri në shenjë do t’ju detyrojë të rishihni projektet tuaja për udhëtime. Bëni kujdes në raportet me të tjerët, sidomos në sferën profesionale, pasi mund të krijoni situata të disfavorshme për ju.
Demi
Më në fund duket se problemet tuaja financiare janë drejt zgjidhjes. Nga ana tjetër Hëna ndikon pozitivisht në afrimet shoqërore dhe në sentimentet tuaja. Momente emocionuese priten dhe për ju që jeni single.
Binjakët
Mërkuri dhe Marsi mund të përshpejtojnë efektet fatsjellëse të Jupiterit dhe t’ju sjellë sodisfaksione të shumta (në punë, dashuri, financë). Është momenti i duhur për të menduar projekte të reja.
Gaforrja
Një lloj nervozizmi do të karakterizojë ditën e sotme. Një problem i vogël familjar do të tendosë më tepër nervat tuaja dhe t’ju çojë drejt një reagimi të ekzagjeruar. Tregohuni më të ekuilibruar.
Luani
Sot mund të jeni të favorizuarit e zodiakut. Mërkuri dhe Marsi do nxjerrin në pah kreativitetin tuaj. Jeta private do të intensifikohet nëpërmjet mundësive për të njohur njerëz interesantë si për punën dhe për zemrën.
Virgjëresha
Ardhja e Marsit në shenjë ju sjell një lehtësim të madh. Tensionet e kohëve të fundit do të zhduken gati pa e pritur. Në punë gjërat fillojnë të përmirësohen. Dashuria ju buzëqesh dhe ju dhuron qetësi.
Peshorja
Mundohuni të menaxhoni mirë ditën, impenjimet dhe financat pasi impenjimet dhe problemet e ndryshme mund t’ju çorientojnë dhe t’ju bëjnë konfuzë. Mos lini pas dore familjen.
Akrepi
Do të jetë Hëna në shenjë ajo që sot ju bën veçanërisht polemikë, prandaj zor se do të mund të arrini një marrëveshje me dikë. Janë të shumtë ata që ju “vëzhgojnë” në distancë, por akoma nuk keni një ofertë.
Shigjetari
Impenjimet tuaja sot priten të jenë të shumta, por pjesa dërrmuese e tyre do të jetë për çështje personale. Para se të ndërmerrni një veprim, apo punë tjetër, verifikoni të gjitha garancitë e mundshme e të nevojshme.
Bricjapi
Hëna dhe Afërdita pozitive në shenjë janë shumë pozitive për ju në planin sentimental duke ju risjellë harmoninë që në fakt ju ka munguar prej disa kohësh. Mërkuri pak i “rëndë” sot mund të ngacmojë pak nostalgjinë.
Ujori
Marsi dhe Urani në “përplasjen” mes tyre nuk bëjnë gjë tjetër veçse sjellin tensione të reja jo vetëm në raportet me kolegët, por edhe në ato sentimentale. Sa shumë energji për të arritur një rezultat.
Peshqit
Më një kuadër yjor pozitiv sot do të keni shumë mundësi dhe raste të mira për të arritur një objekti që ju sjell sodisfaksion. Ka ardhur koha që të mos druheni të tregoni se sa të vlefshëm jeni në planin profesional.