Çifti që shihni në foto është dyshja që menaxhonte studion e seksit online në Tiranë.
Policia bëri të mundur zbulimin e kësaj studioje dhe arrestimin e 9 personave në një operacion të koduar “Chat line 3”. Po ashtu u prangosën edhe 7 vajza të reja nga 17 deri në 21 vjeç që punonin në këtë studio, duke ofruar seks online në këmbim të pagesës.
32-vjeçarja e martuar me Artur Bakallin, kishin marrë me qira apartamentin ku ushtrohej prostitucioni online, ndërsa në gjykatë tutorja e vajzave është mbrojtur me argumentin se nuk e dinte që ishte vepër penale.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali 1-vjeç dhe një vajze 5-vjeç. Grupi i 7 femrave të akuzuara për prostitucion online ka dalë dje para gjykatës për masën e sigurisë.
Dafina Tresa, drejtuese e grupit, e akuzuar për përshtatjen e ambienteve për prostitucion dhe rekrutimin e vajzave, deklaroi se “nuk e dija se kjo përbënte vepër penale. Vajzat e bënin çdo gjë me dëshirën e tyre.” Në përfundim të seancës, asaj iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”./lapsi.al