Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është dashur ta lërë sallën e Kuvendit për tu takuar me ambasadorin amerikan Donal Lu pikerisht per te drekuar në zonën e ish-Bllokut.
Basha e zhvillon këtë takim me ambasadorin amerikan pak pasi mbajtin fjalim e tij të parë pas 6 vitesh mungese në Kuvend. Akoma nuk i dihet tema e bisedës mes Donald Lu-së dhe Bashës.
Amabasadori amerikan ishte i pranishëm në ditën e votimit të Ruçit si kryetar i Kuvendit, por u pa se hoqi kufjet kur ai foli. Po ashtu edhe opozita ka patur rezervat e forta për figurën e Ruçit dhe e ka kundërshtuar me fortë vendosjen e tij në krye të Parlamentit.