Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Kosova nuk ka vota të mjaftueshme për anëtarësimin në ‘UNESCO’.
Duke u shprehur se këtë temë ai dhe presidenti Aleksandër Vuçiç e kanë ngritur në të gjitha takimet e tyre, Daçiç u shpreh se deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli është një gënjeshtër e madhe.
“Është gënjeshtër shumë e madhe deklarata e Pacollit që Kosova ka vota të mjaftueshme për anëtarësimin në UNESCO. Këtë temë unë dhe presidenti Vuçiç e kemi ngritur në të gjitha takimet tona”, u shpreh Ivica Daçiç.
Reagimet e zyrtarëve nga Beogradi vijnë pas deklaratës së Pacollit në ‘Interaktiv’ të KTV-së./lapsi.al